Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu është njëra ndër personazhet e ekranit më të dashura për publikun.
Ajo është çdo javë pranë fansave përmes emisionit “Prive”, gjersa destinacioni i saj i punës është gjithmonë televizioni Klan Kosova.
Liberta ka treguar se është shumë e lidhur me kolegët e saj, në veçanti me Alaudin Hamitin, me të cilin edhe nisi bashkë karrierën si moderatore.
Së fundmi, bukuroshja Spahiu ka publikuar një video mjaft interesante në InstaStory, ku shfaqej Alaudini duke ndarë shtratin së bashku me të, e ndërsa ajo e ngacmonte me këmbë.
Duket se dyshja gëzojnë një miqësi shumë të mirë mes tyre, dhe të gjithë ata që e ndjekin Libertën në rrjetet sociale e dijnë këtë gjë. /Telegrafi/