Telegrafi

Liberta Spahiu ja shpreh dashurinë Alaudin Hamitit (Foto)

Liberta Spahiu mbetet një prej prezantueseve më atraktive të skenës shqiptare.

Autorja e emisioneve të shoubizit ka publikur një imazh ku shfaqet në kostum larje, e ajo nuk është e vetmuar në imazh.

Bukuroshja shfaqet përkrah Alaudin Hamitit, bashkëpuntorit të saj të njohur televiziv, të cilit ja shpreh dashurinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liberta Spahiu

“Love you to the moon and back, shoku im më i miri”, ka shkruar Libi në foton më Alaudinin.

Liberta ndryshe mbetet ‘single’, kurse me Alaudinin ka miqësi shumëvjeçare, ashtu sikurse me bashkëshorten e tij, Yllkën.

Prezantuesja së fundmi ka lansuar një sesion bardh e zi, ku shfaqet mjaft atraktive në veshjet e realizuara nga Valdrin Sahiti.

Ndryshe, ajo konsiderohet edhe ikonë stili duke sjellë trendet e fundit të modës në vendin tonë tash e një dekadë. /Telegrafi/