Liberta Spahiu mbetet një prej prezantueseve më atraktive të skenës shqiptare.
Autorja e emisioneve të shoubizit ka publikur një imazh ku shfaqet në kostum larje, e ajo nuk është e vetmuar në imazh.
Bukuroshja shfaqet përkrah Alaudin Hamitit, bashkëpuntorit të saj të njohur televiziv, të cilit ja shpreh dashurinë.
“Love you to the moon and back, shoku im më i miri”, ka shkruar Libi në foton më Alaudinin.
Liberta ndryshe mbetet ‘single’, kurse me Alaudinin ka miqësi shumëvjeçare, ashtu sikurse me bashkëshorten e tij, Yllkën.
Prezantuesja së fundmi ka lansuar një sesion bardh e zi, ku shfaqet mjaft atraktive në veshjet e realizuara nga Valdrin Sahiti.
Ndryshe, ajo konsiderohet edhe ikonë stili duke sjellë trendet e fundit të modës në vendin tonë tash e një dekadë. /Telegrafi/