Prezantuesja e njohur, Liberta Spahiu, është shumë e pëlqyer nga publiku për dukjen e saj.
Autorja dhe drejtuesja e emisionit “Prive” është gjithashtu shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, dhe për këtë ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët.
Në fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e saj personale në Instagram, Liberta ka treguar se ndodhet në Hong Kong.
Ajo shfaqet mjaft tërheqëse në poza me bikini, ndërsa vë në pah figurën e saj trupore.
“Shkoj edhe kjo verë… e udha e mbare i qoftë. Cila është stina juaj e preferuar?”, ka pyetur prezantuesja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj, shumica prej të cilëve e përgëzonin për fizikun. /Telegrafi/