Telegrafi

Liberta Spahiu me fustan transparent edhe nëpër dasma (Foto)

Prezantuesja e njohur e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo gjendet çdo të shtunë para shikuesve të saj, gjersa rrëmben gjithnjë vëmendjen me paraqitjet e saj ekstravagante dhe tërheqëse.

Tash e shumë vite, ajo ia beson dukjen e saj stilistit Valdrin Sahiti, gjersa në dasmën e vëllait të këtij të fundit, Liberta nuk ka nguruar gjithashtu që të paraqitet sërish provokuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në një fotografi që Spahiu ka publikuar në InstaStory, ajo ‘kthehet prapa’ në kohë, duke kujtuar një nga momentet gjatë vallëzimit në dasmën e Dekorim Sahitit, të organizuar muajin e kaluar.

Edhe në këtë dasmë, Liberta ishte paraqitur me një fustan mjaft transparent, i cili nxirrte në pah trupin e saj, gjersa ishte i zbukuruar me gurë plot shkëlqim. /Telegrafi/