Telegrafi

Liberta shfaqet plot stil nga një fushë e tenisit

Ajo është sikur vera, sa më shumë kalon koha, aq më e mirë duket.

Kjo vlen pa dyshim edhe për prezantuesen, Liberta Spahiu.

Modelja dhe autorja e emisionit Prive në Klan Kosova sërish është shfaqur atraktive.

Edhe kur nuk vë në plan të parë linjat e saj trupore, Liberta di të bëjë diferencën.

Bukuroshja nga Prishtina ka preferuar një veshje ngjyrë pink me atlete të bardha në një fushë të tenisit.

Me pak grim dhe me flokë të thjeshta, ajo tregon se di ta bëjë diferencën edhe me thjeshtësi.

Liberta besohet se vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur. /Telegrafi/