Liberta Spahiu njihet si një prej prezantueseve më atraktive të skenës televizive kosovare.
Bukuroshja e njohur u shfaq sërish atraktive, por në krah të prindërve të saj.
“Këta dy këtu sot e kanë as më pak e as më shumë se 45 vjetorin e martesës”, ka shkruar Liberta në foton e postuar në rjetet sociale të saj.
Liberta duket e lumtur që gjendet ende në krah të prindërve dhe që të gjithë jetojnë të lumtur, ndonëse vet Liberta nuk është e martuar.
Prezantuesja rrjedh nga një familje intelektuale, pasi që babai i saj Besniku, është një prej profesorëve më të njohur të shkencave Psikologjike në disa universitete në vend dhe rajon. /Telegrafi/