Site icon Telegrafi

Liberta, një bukuri që vret nga duart e Sellmës – vjen sesioni i ri i prezantueses

Një prej emrave më të dashur për adhuruesit e televizionit, Liberta Spahiu, ka befasuar të gjithë me sesionin e fundit.

Ajo shfaqet në veshje të thjeshtë, me flokë po ashtu shumë të thjeshtë duke treguar anën e bukur të saj.

Foto: Instagram.com/libertaspahiu

Diferencën në këto imazhe e bën grimi i Sellma Kasumoviq, që përdori produktet e linjës më të re të Kim Kardashian, KKW Beauty, pikërisht për këtë sesion.

Liberta duket më bukur si asnjëherë tjetër, e komentuesit e kanë përshkruar si një bukuri që vret.

Foto: Instagram.com/libertaspahiu

Sesioni është realizuar nga fotografi Arton Humolli, një prej fotografëve me të cilët Liberta gjithmonë ka punuar.

Liberta vazhdon të jetë e angazhuar me emisioni Prive në Klan Kosova.

Foto: instagram.com/libertaspahiu

Ajo aktualisht besohet se është pa të dashur, ndërkaq refuzon që jeta private e saj të komentohet në media. /Telegrafi/

Exit mobile version