Juristi dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli ka thënë se Kosova ende ka sfida serioze që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar, modelin e paqëndrueshëm ekonomik, çështjen e hapur politike të dialogut me Serbinë në Bruksel dhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm rajonal.
Qorrolli në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, tha se dialogut Kosovë-Serbi i duhet një doktrinë e re kombëtare.
Ai tha se dialogu ka shpresë nëse ristrukturohet sepse procesi aktual ka humbur çdo kuptim.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Qorrolli ka pohuar se liberalizimi mund të ndodhë brenda muajve të parë të 2019.
“Të gjitha parashikimet çojnë nga viti 2019”, ka thënë Qorrolli.