Site icon Telegrafi

Liberalizimi në rrezik (Video)

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka marrë një goditje të pritur, raporton KTV.

Raportuesja Tanja Fajon, të martën ka kumtuar shtyrjen për në shtator të votimit për raportin e saj të paraqitur më herët pranë Komisionit për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian.

Shkak për këtë, sipas saj, është mungesa e rezultateve konkrete në përmbushjen e kritereve të fundit, rezultatet në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, e në veçanti mos-ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, transmeton Koha.net .

Votimi pranë këtij komisioni, ishte paraparë të bëhej më 12 korrik, ndërsa tani është shtyrë për në shtator.

Në anën tjetër, për veprimin e raportueses Fajon, ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, në Rubikon të KTV-së ka thënë të ketë qenë i pritur e që, sipas tij, kjo e ka vënë gjithë procesin në rrezik.

Ai ka theksuar se demarkacioni duhet të kalojë në legjislativ para pushimit të verës, derisa ka ripërsëritur se lëvizja e lirë, do të jetë e mundshme brenda këtij viti. Për shtyrjen e votimit, kanë reaguar edhe krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa.

Exit mobile version