Partia Liberal – Demokrate (PLD) i përpiloi listat e kandidatëve të saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti do të merr pjesë në zgjedhje, me një listë të përbashkët me Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), ndërkaq kandidatët e saj do të jenë Nikica Korubin, në vendin e 12 në njësinë zgjedhore 1.
Pastaj, në njësinë zgjedhore 2, në vendin e 17-të do të jetë Stefan Minoski nga të rinjtë e PLD-së. Juliana Nikollova, kryetare e forimit të gruas, do të jetë në vendin e 6-të, në njësinë zgjedhore 3.
Jasmina Milenkoviq, do të jetë në vendin e 20-të, në njësinë zgjedhore 4. Në njësinë zgjedhore 5, në vendin e 4 është lideri i kësaj partie, Goran Milevski./Telegrafi/