Telegrafi

LiBeats i rikthehet performancave në Tiranë

Hip hop ylli, Liberian Selimi, i njohur si LiBeats, i është rikthyer performancave.

Ish reperi, producenti dhe tashmë DJ i hip hopit, po vazhdon suksesshëm karrierën e tij.

Ai do të performojë në Tiranë të shtunën më 2 qershor, ku do të performojë hitet e vjetra dhe të reja të hip hopit.

LiBeats ka realizuar disa prej hiteve të mëdha të viteve të fundit, ndërsa tash nën petkun e High Records vazhdon karrierën suksesshëm.

LiBeats i cili kryesisht i është përkushtuar punës duke qëndruar jashtë jetës publike, ka mbajtur gjithmonë larg mediave jetën private.

Ndryshe, LiBeats njihet edhe si vëllai i Getoar Selimit, liderit të Babastars.

/Telegrafi/