Telegrafi

Liam Payne nuk mungon në “Brit Awards 2019”, ai dhe Rita konkurrojnë për një nga çmime kryesore të mbrëmjes

Liam Payne (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ndonëse Rita Ora nuk mundi të jetë prezente në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2019”, atje nuk po mungon kolegu i saj, këngëtari Liam Payne, me të cilin së bashku konkurrojnë për një nga çmime kryesore të mbrëmjes.

Rita dhe Liam janë të nominuar në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore” për klipin “For You”, e cila njëherësh ka qenë kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Këngëtarja shqiptare e bëri të ditur vetëm pak orë para mbrëmjes se nuk do të ishte prezente për shkak se ndodhet në Lois Angeles, teksa shkruante në mbishkrimin e një fotografie në Instagram: “Kaloni një mbrëmje të mrekullueshme të gjithë dhe suksese. Një rikujtim nga viti i kaluar”.

Lexo po ashtu Rita mungon në ceremoninë e 'Brit Awards', u uron fat të gjithëve me imazhe nga viti i kaluar

Në anën tjetër, Liam Payne është dukur shumë glamuroz, duke u shfaqur në tapetinb e kuq të eventit, veshur me një kostum të zi, me vija të kuqe në skajet e tij.

Kështu duket Liam Payne në tapetin e kuq të “Brit Awards 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ai është aty për çdo rast, për të rrëmbyer çmimin nëse dyshja shpallen fitues në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore e vitit”.

Vetëm pak javë më parë, Liam Payne dhe Rita bënë thirrje për fansat e tyre në Instagram që të votonin këngën e tyre përmes Twitterit, në mënyrë që ajo të shpallet fituese.

Liam Payne shkëlqen me paraqitjen e tij në “Brit Awards 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në po të njëjtën kategori, Rita konkurron edhe me klipin e saj solo “Let you love me”, por që prapëseprapë nëse shpallet fituese nuk do të mund të ngjitet në skenë për të marrë trofeun, për shkak të mos-prezencës. /Telegrafi/