Site icon Telegrafi

“Liam Payne kishte zemrën më të madhe”, thotë Rita Ora në nderimin emocional në MTV Awards

Prezantuesja e çmimeve MTV, Rita Ora, i ka bërë një nderim emocional mikut të saj Liam Payne në skenë gjatë ceremonisë, duke thënë se ai kishte zemrën më të madhe.

Ora, e cila bëri duet me Payne në këngën “For You” në vitin 2018, u emocionua teksa foli për yllin e “One Direction” në fund të eventit.

Ylli 31-vjeçar i popit vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë, më 16 tetor.

Foto: Screenshot/MTV

Duke folur në skenë në MTV Europe Awards në Mançester, Ora e përshkroi Payne si një nga njerëzit më të sjellshëm që ajo ka njohur ndonjëherë.

“Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundej”, tha ajo.

Foto: Screenshot/MTV

“Ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë në të cilën hyri dhe la një shenjë të tillë në botë”.

Kjo është hera e parë që eventi MTV zhvillohet në Britaninë e Madhe që nga viti 2017, kur u mbajt në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version