Site icon Telegrafi

LHK “Ali Hadri” paralajmëron bllokimin e rrugës që çon te Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i ka bërë serish thirrje institucioneve të Kosovës që urgjentisht të ndërhyjnë në kontestin pronësor rreth pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat dëshiron t’i marrë dhunshëm Manastiri i Deçanit.

“Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, urgjentisht t’i shpallë pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” asete kombëtare, sepse kjo është zgjidhja me e mirë dhe me e pranueshme”, thuhet në deklaratën për media.

LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, njofton opinionin se shumë shpejt do të shpallë vendimin për bllokimin disa orësh të rrugës që të dërgojë te Manastiri i Deçanit, si shenjë revolte dhe demonstrimit kundër personelit të këtij manastiri.

“Çdo pa dëgjueshmëri qytetare me rastin e bllokimit të rrugës, ne nuk do të bartim përgjegjësin, dhe përgjegjësia do të bie mbi drejtuesit e Manastirit të Deçanit”, përfundon deklarata.

Exit mobile version