Kompania LG ofron një televizor të ri që është lehtësisht i lëvizshëm.
Është një pajisje mjaft e pazakontë dhe interesante e quajtur StanbyME, e cila përfaqëson një televizor LCD 27 inç me rezolucion 1080p, i cili është i “paketuar” në një kuti të madhe së bashku me një bateri të integruar dhe altoparlantë 20 W, transmeton Telegrafi.
Ideja është që televizori të jetë një zgjidhje argëtuese lehtësisht e lëvizshme kur jeni në një piknik, pushime familjare ose thjesht duke pushuar në oborrin tuaj.
Mundësitë janë mjaft të mëdha, por duhet të keni parasysh faktin që bateria e pajisjes televizive zgjat tre orë.
Ekrani mund të rregullohet në mënyra të ndryshme, të anohet, madje mund të vendoset në një pozicion tavoline pasi ka disa lojëra të optimizuara për pajisjet me ekran me prekje.
Televizori përdor softuerin webOS të LG-së, kështu që ofron edhe aplikacione të ndryshme transmetimi. Ai kontrollohet me anë të një ekrani me prekje ose telekomandë, dhe komandat zanore janë gjithashtu të aktivizuara.
StanbyME Go mbështet AirPlay dhe pasqyrimin e ekranit dhe është i pajtueshëm me pajisjet që përdorin sistemet operative Android dhe iOS.
Gjithashtu, televizori portativ 27 inç mbështet lidhjen Bluetooth dhe Wi-Fi, si dhe Dolby Vision dhe teknologjinë e virtualizuar Dolby Atmos.
Shkëlqimi maksimal nuk është specifikuar, por televizori ka një modalitet të veçantë për përdorim të jashtëm, i cili e bën figurën të dukshme pavarësisht nga rrezet e diellit.
Përveç kësaj, ajo vjen me tetë tema ambienti duke përfshirë një zjarr në oxhak dhe zhurmën e valëve në plazh. /Telegrafi/