Telegrafi

Leze Qena rrëfen për vuajtjen e saj më të madhe në teatër

Leze Qena në emisoin “Show Room me Gentën” (Foto: YouTube/RTV Dukagjini)

Leze Qena, njëra nga aktoret më të mira që trojet shqiptare kanë pasur ndonjëherë, ka treguar se padyshim e gjithë rruga është përcjellë edhe me vështirësi. Madje, që në fillim.

Ajo, ka shpalosur një nga përjetimit që lidhet me shëndetin dhe punën e saj, derisa e ka konsideruar si vuajtjen më të madhe.

“Hidhërimin më të madh, vuajtjen më të madhe e kam pas kur kam ardhë në teatër, kur në provë gjeneralë mu ka ndal zëri, nuk kam pasur zë hiç”.

Leze Qena në emisoin “Show Room me Gentën” (Foto: YouTube/RTV Dukagjini)

“U anulua premiera. Ka qenë Talat Pallaska mjek që shkova te ai dhe më ndaloi të flas tre muaj dhe mi dha disa injeksione”.

Lexo po ashtu Lajmet për Leze Qenën

“Unë qaja natën. Xhevati ka qenë i ka tregu që po qajë, e ai i ka thënë që është me keq se sa me fol”.

“Nuk ka qenë diçka e rrezikshme. Pas tre muajve më shëroi dhe është dhënë premiera”, u shpreh Qena në emisionin “Show Room me Gentën”.

Klikoni këtu për të shikuar emisionin