Dyshja e njohur Shaolin Gang, kanë prezantuar për publikun këngën e tyre më të re.
Të njëjtit kanë bashkëpunuar me artistin Edi 585, ndërsa projekti i tyre titullohet “Leyla”.
Kënga vjen e shoqëruar edhe me klip, teksa artistët flasin për paratë duke vënë në fokus edhe makinat e shtrenjta.
Tekstin e kanë shkruar vet reperët, kurse për muzikën është kujdesur Shaolin Gang në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku.
Ky i fundit po ashtu është përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.
Videon ndërkohë e ka realizuar Plarent Braha.
Kënga tashmë gjendet në YouTube dhe besohet se do pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/