Site icon Telegrafi

Lexuesit e Telegrafit zgjodhën lojtarët që u paraqitën më së miri te Kosova ndaj Suedisë

Kosova e filloi aventurën kualifikuese në Kampionatin Botëror me humbje 0-3 ndaj Suedisë.

Përfaqësuesja jonë pranoi dy gola nga gabimet e lojtarëve në defanzivë, derisa e treta ishte penallti e paqëllimtë nga Milot Rashica që luajti me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Nga ky takim, Telegrafi krijoi një sondazh se cilët lojtarë ishin më të mirë nga kampi i Dardanëve.

Në 2000 votat e para që kanë dhënë lexuesit tanë, rezulton se Florent Hadërgjonaj ishte më i miri me 25 për qind të votave.

Pas tij janë renditur Hekuran Kryeziu që arkëtoi 19 për qind të tyre, derisa në të tretin doli Arbër Zeneli me 16 për qind të votave. Të tjerët: Bersant Celina 13%, Milot Rashica 5%, Lirim Kastrati 4%, Vedat Muriqi, Bernard Bershisha, Benjamin Kololli 3%, Mërgim Vojvoda, Samir Ujkani, Besart Halimi, Idriz Voca dhe Fidan Aliti nga dy për qind.

Kujtojmë se takimi i radhës i Kosovës do të jetë ai ndaj Spanjë, ku lojtarët tanë janë mysafir në sfidën që luhet në Sevillë më 31 mars (e mërkure) nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version