Site icon Telegrafi

Lexuesit e Telegrafit votojnë më të mirët e ndeshjes Kosovë 0–2 Spanjë: Aro Muric i pari, i ndjekur nga Dresevic e Loshaj

Kosova ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, por që është mposhtur nga Spanja 0-2 në Fadil Vokrri.

Dardanët krijuan shumë, por pa arritur t’i konkretizojnë mundësitë që kishin.

Lexuesit e Telegrafit kanë votuar më të mirët për këtë takim, ku portieri Arijanet Muric ka marrë më së shumti vota.

Gardiani kosovar ka marrë 562 vota apo 23 për qind të tyre, i ndjekur nga Ibrahim Dresevic me 517 vota apo 21 për qind.

Në vendin e tretë ka mbetur Florian Loshaj me 16 për qind, ndërsa pas tij vije Elbasan Rashani që pati një ndeshje fantastike me 12 për qind.

Top tre nga 1.040 vota: Aro Muric (23%, 562 vota), Ibrahim Dresheviq (21%, 517 vota) dhe Florian Loshaj (16%, 405 vota).

Të tjerët: Elbasan Rashani (12%), Florent Hadergjonaj (6%), Milot Rashica (5%), Amir Rrahmani, Vedat Muriqi (4%), Zymer Bytyqi, Betim Fazliji dhe Mergim Vojvoda (3%). /Telegrafi/

Exit mobile version