Kosova ka barazuar me Greqinë në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanët dhe grekët kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 1-1.
Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm për Kosovën, pas harkimit në zonë të Zymer Bytyqit e nga topi i kthyer i Hadergjonajt, Muriqi realizoi me kokë për 1-1.
Telegrafi si gjithnjë po hap sondazh që lexuesit të votojnë më të mirët e ndeshjes.
E sulmuesi prizrenas Vedat Muriqi ka marrë më së shumti vota, duke lënë mbrapa Ibrahim Dresheviq dhe Florent Hadergjonajn.
Ndërkohë vota të mëdha mori edhe Zymer Bytyqi, ku inkuadrimi i tij i dha gjallëri sulmit të Kosovës.
Votat për lojtarët e Kosovës nga lexuesit e Telegrafit:
Top tre: Vedat Muriqi (28%, 810 vota), Ibrahim Dresheviq (23%, 687 vota), Florent Hadergjonaj (14%, 407 vota).
Tjerët: Zymer Bytyqi (8%), Amir Rrahmani (6%), Aro Muric, Mergim Vojvoda, Milot Rashica (3%), Florian Loshaj (2%), Lirim Kastrati, Fidan Aliti, Valon Berisha, Betim Fazliji, Florent Muslija dhe Besar Halimi (1%). /Telegrafi/