Site icon Telegrafi

Lexuesit e Telegrafit ekspertë në Katar 2022: Qindra prej tyre e qëllojnë rezultatin e saktë Francë 2-1 Danimarkë

Franca mundi Danimarkën me rezultat 2-1 në ndeshjen e tyre të dytë në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kjo ndeshje interesante që u mbyll me fitoren e francezëve, ishte lehtë e parashikuar për shumë nga lexuesit e Telegrafit dhe lojës Eksperti”.

Fitoren e Francës ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 e qëlluan hiq më pak se 459 persona.

Foto: Parashikimet e ndeshjes Francë – Danimarkë në lojën “Eksperti” në Telegrafi.com/Prsc

Dy ndeshjet tjera të ditës, ajo mes Tunizisë dhe Australisë e fituar nga ‘kangurët’ me rezultat 0-1, u qëllua nga 249 ekspertë.

Në anën tjetër, fitoren e Polonisë ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2-0 e kanë qëlluar 318 veta.

Foto: Renditja momentale e pjesëmarrësve në lojën e Telegrafi.com, “Eksperti”/Prsc

 

Shpërblimet:

Çdo ditë kemi tre shpërblime ditore nga Birra Peja dhe Go+, fituesit shpallën në Facebook të Telegrafi Sport dhe në renditjen ditore te Eksperti.

Ndërsa, në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:

iPhone 14 Pro

TV

Trotinet Elektrik

Nga vendi i katër deri në vendin e 20-të, do të marrin pako Birra Peja ose GO+.


Numërimi i pikëve:

Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.

Rregullat e lojës shpërblyese:

Një llogari reale për person

Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).

Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version