Site icon Telegrafi

Lexoni disa veçori të zgjedhjeve të nesërme në Maqedoni

Zgjedhjet e së dielës në të cilat, qytetarët do të vendosin se kush do t’a udhëheq vendin për katër vitet e ardhshme, do të jenë të nëntat me rradhë në Maqedoninë pluraliste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Karakteristikë e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, është se në këto zgjedhje marrin pjesë numër më i vogël i koalicioneve dhe partive – gjashtë parti politike dhe pesë koalicione.

Specifikë tjetër e zgjedhjeve të nesërme është edhe ajo se këto janë zgjedhjet e katërta me rradhë të parakohshme të partive qeverisëse OBRM-PDUKM dhe BDI-së, të cilat asnjë mandat deri tani nuk e kanë bërë deri në fund.

Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen, pas qeverisjes më të shkurtë të partive qeverisëse ose në gjysmën e mandatit të tyre (ngjashëm ishte edhe me zgjedhjet e vitit 2008, të cilat erdhën pas qeverisjes dy vjeçare të OBRM-PDUKM-së dhe PDSH-së, dhe partisë së Tito Petkovskit)./Telegrafi/

Exit mobile version