Telegrafi

Lewinsky largohet nga salla kur pyetet nga gazetarja izraelite, nëse pret kërkimfalje nga ish-presidenti amerikan Clinton (Video)

Monica Lewinsky ka ndërprerë në gjysmë një intervistë dhe është larguar nga skena, kur është pyetur nga një gazetare izraelite nëse pret një kërkimfalje personale nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Lewinsky po mbante një fjalim në Jerusalem të Izraelit, kur gazetarja e njohur izraelit Yonit Levi i bëri një pyetje, transmeton Telegrafi.

“Gjatë një interviste dhënë së fundmi në NBC, ish-presidenti ishte pyetur nëse do të kërkoj falje personalisht, duke thënë se publikisht ju ka kërkuar falje. A prisni ende një kërkim falje personale”, e kishte pyetur gazetarja izraelite Lewinskyn.

Ndërkaq, Lewinsky u përgjigj: “Më falni, nuk mundem më të vazhdojë”. Ajo u ngrit nga karrigia dhe u largua nga skena e përgatitur enkas për këtë intervistë. /Telegrafi/