Telegrafi

Lewandowskit i dorëzohet trofeu “Këpuca e Artë”

Robert Lewandowski mori sot (e mërkurë) trofeun e Këpucës së Artë për sezonin 2021/22 – një çmim që i jepet sulmuesit më të mirë në ligat evropiane. Është ky çmim i fituar për të dytin vit radhazi.

Ylli polak shënoi 35 gola në sezonin e fundit në Bundesliga me Bayern Munichun dhe me 70 pikë të fituara arriti të triumfoj në garën për “Këpucën e Artë”.

Me këto shifra, ylli polak kaloi Kylian Mbappen të PSG-së (56 pikë), Ciro Immobile i Lazios dhe Karim Benzema i Real Madridit me nga 54 pikë secili.

Ceremonia u zhvillua në Antiga Fabrica D’Estrella Damm në Barcelonë, një ish fabrikë birre, ku më parë “Këpuca e Artë” ishte ngritur nga lojtarë të tjerë të Blaugranas, si argjentinasi Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Në të morën pjesë ndër të tjera presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta dhe trajneri i skuadrës Xavi Hernandez apo ish-lojtari i Barcelonës Carles Puyol.

“Këpucën e Artë” e ka fituar më së shumti – gjashtë herë –legjenda e Barcelonës, Messi dhe portugez Cristiano Ronaldo ka katër prej tyre në koleksionin e tij.

Lewandowski u bë fituesi i dhjetë që fiton së paku dy herë këtë çmim.

Çmimi, i prezantuar në sezonin 1996/97, jepet nga European Sports Media, një organizatë që bashkon 14 gazeta ose revista të dedikuara kryesisht ose ekskluzivisht për futbollin. /Telegrafi/