Robert Lewandowski pretendon se Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos u përpoqën ta joshnin atë për të kaluar te Real Madridi tre vjet më parë.
Sulmuesi polak zbuloi bisedimet e tij me dyshen e Mbretërve gjatë fitores 6-3 të Realit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich në prill të 2017.
Lewandowski është vlerësuar si sulmuesi më i mirë në Bundesliga në vitet e fundit, por edhe në Evropë për disa kohë, pasi ka shënuar 230 gola në 275 ndeshje për Bayernin për më pak se gjashtë sezone.
Dhe polaku ishte pothuajse aq i frytshëm gjatë katër viteve te Dortmundi me 103 gola në 187 paraqitje, ndërsa gjatë kohës së tij në Gjermani, ka fituar shtatë tituj të Bundesligas, tre Kupa të Gjermanisë dhe katër Superkupa Gjermane.
Por, 32-vjeçari mund të kishte fituar trofe edhe në Spanjë nëse do t’i dëgjonte këshillat e dyshes së Realit, Ronaldo dhe Ramos.
Lewandowski pranoi se ishte i etur për të luajtur përkrah tyre, por ai nuk kishte ndërmend të linte Bayernin pasi arriti potencialin e tij të plotë me bavarezët.
“Po [Ronaldo dhe Ramos më kërkuan të bashkohem me Realin]”, ka thënë fillimisht Lewandowski për gazetën spanjolle Sport.
“Mund të shkoja në ligën spanjolle ose në një vend tjetër, një tjetër klub i shkëlqyeshëm”.
“Por për mua nuk ishte gjëja më e rëndësishme. Aty ku jam unë kam arritur nivelin tim maksimal dhe dua të vazhdoj të bëj mirë”, përfundoi polaku. /Telegrafi/