Telegrafi

Lewandowski ua transmeton drejtuesve të Bayernit ‘ëndrrën’ për të luajtur për Real Madridin

Robert Lewandowski (Getty Images)

Robert Lewandowski nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të luajtur për Real Madridin.

Sulmuesi polak beson se cikli i tij në Bayern Munchen ka përfunduar dhe kjo është transmetuar tek drejtuesit e klubit dhe trajneri i ri Niko Kovac.

Ky lajm erdhi gjatë të shtunës nga mediumi Sky, ndërsa sot (e diel) konfirmohet edhe në Spanjë nga gazeta Marca.

Lexo po ashtu A i duhet Real Madridi një yll i ri në sulm, këto janë alternativat

“Ëndrra e Lewandowski është të luajë në Real Madrid, por duhet ta fitojë atë…”, kanë thënë burime të afërta me sulmuesin polak, i cili i mbush 30 vjet këtë verë.

Robert Lewandowski (Getty Images)

Te Real Madridi janë të vetëdijshëm se Lewandowski dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu.

Ata e dinë që nga fillimi i vitit, kur përfaqësuesi i tyre Pini Zahavi transmetoi te ta dëshirën e lojtarit për të ndryshuar ambient duke kaluar te klubi i bardhë.

Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit e votojnë Kanen si zëvendësues të Ronaldos, pas tij vijnë Icardi e Cavani

Problemi në këtë rast është se ata gjithashtu e dinë që Bayerni për momentin refuzon të negociojë për lojtarin, i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2021.

Mbretërit, nëse nuk e arrijnë transferimin e sulmuesit me një çmim të arsyeshëm, nuk do të hyjnë në luftë me kampionin gjerman, pasi mbajnë marrëdhënie të mira mes vete. /Telegrafi/