Robert Lewandowski e ka filluar shumë mirë aventurën me Barcelonën, duke u kthyer në idhull të tifozëve blaugrana.
Sulmuesi polak ka shënuar 11 gola në kampionat dhe Ligës e Kampionëve, ndërkohë që tani është i fokusuar te Polonia, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Polonia do të përballet me Holandën (22 shtator) dhe Uellsin (25 shtator) në Ligën e Kombeve.
Lewandowski ka folur edhe për “Topin e Artë” në një prononcim për mediet polake.
“Barcelona është skuadra ku më shumë lojtarë që e kanë fituar Topin e Artë. Mendoj se rruga është më e shkurtër nga Barça sesa nga Bayerni”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës. /Telegrafi/