Telegrafi

Lewandowski te Barcelona, Kane apo Ronaldo te Bayerni?

Bayern Munichu e di se nuk mund ta mbajë Robert Lewandowskin kundër dëshirës së tij në klub dhe po përgatitet ta shesë te Barcelona.

Sulmuesi polak tashmë është dakorduar me kushtet e ofruara prej gjigantit katalunas dhe në ditët në vijim do të kalojë në radhët e tyre.

Barcelona do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Lewandowskit, por kë do ta transferojnë Bavarezët?

Lexo po ashtu Një tifoz e pyet Tuchelin se a do të kalojë Ronaldo te Chelsea, tekniku gjerman impresionon me përgjigjen

Harry Kane është prioriteti i tyre dhe do të synojnë ta bindin atë që të largohet nga Tottenhami, raporton Kicker.

Por, nëse nuk e arrijnë anglezin, atëherë Cristiano Ronaldo është opsioni i tyre i dytë.

Lexo po ashtu Nga një lojtar me huazime të dështuara, te një sulmues i klasit botëror – historia e Harry Kanes është tejet frymëzuese

Portugezi tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Manchester United edhe pse Bavarezët e mohuan një kalim të tij para pak ditësh në Allianz Arena.

Mirëpo, me largimin e Lewandowskit, Kane apo Ronaldo mund të përfundojnë te Bayerni, me portugezin që thuhet se do ta ulë pagën e tij prej mbi 500 mijë eurosh në javë. /Telegrafi/