Bayern Munichu e di se nuk mund ta mbajë Robert Lewandowskin kundër dëshirës së tij në klub dhe po përgatitet ta shesë te Barcelona.
Sulmuesi polak tashmë është dakorduar me kushtet e ofruara prej gjigantit katalunas dhe në ditët në vijim do të kalojë në radhët e tyre.
Barcelona do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Lewandowskit, por kë do ta transferojnë Bavarezët?
Harry Kane është prioriteti i tyre dhe do të synojnë ta bindin atë që të largohet nga Tottenhami, raporton Kicker.
Por, nëse nuk e arrijnë anglezin, atëherë Cristiano Ronaldo është opsioni i tyre i dytë.
Portugezi tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Manchester United edhe pse Bavarezët e mohuan një kalim të tij para pak ditësh në Allianz Arena.
Mirëpo, me largimin e Lewandowskit, Kane apo Ronaldo mund të përfundojnë te Bayerni, me portugezin që thuhet se do ta ulë pagën e tij prej mbi 500 mijë eurosh në javë. /Telegrafi/