Site icon Telegrafi

Lewandowski sqaron komentet për “Topin e Artë”: Nuk kam thënë se fjalët e Messit nuk ishin të sinqerta

Robert Lewandowski ka sqaruar komentet e tij dhe ka shprehur kënaqësinë për lavdërimet që ia ka bërë Lionel Messi, pasi argjentinasi mundi sulmuesin polak në garën për ‘Topin e Artë’ të vitit 2021.

Messi mori për herë të shtatë në karrierë ‘Topin e Artë’ javën e kaluar, me Lewandowski që iu desh të kënaqej me vendin e dytë.

Sulmuesi i Bayern Munichut mund të ndihet disi i vjedhur, duke qenë se ai shënoi 53 gola në 42 ndeshje për kampionët e Bundesligës.

Kjo ishte më së shumti nga çdo lojtar në pesë ligat më të mira të Evropës në të gjitha garat, me fituesin e Kupës së Amerikës 2021, Messi, që zinte vendin e pestë me 32 gola.

Pas marrjes së çmimit, Messi përmendi veçanërisht Lewandowski pasi sugjeroi se sulmuesi meritonte një ‘Topin e Artë’ për paraqitjet e tij në vitin 2020.

Sot gjatë ditës, një deklaratë e Lewandowskit për kanalin polak Kanal Sportowy, duket se është keqinterpretuar, gjë që sulmuesi ka vendosur ta sqarojë edhe njëherë.

“Deklarata ime, të cilën e bëra në një intervistë me një transmetues televiziv polak, aktualisht po keqinterpretohet”.

“Kurrë nuk kam dashur të them se fjalët e Lionel Messit nuk ishin serioze apo të sinqerta”.

“Përkundrazi. Unë u preka dhe u kënaqa shumë nga fjalimi i Lionel Messit në eventin e Parisit, ku ai u shpreh se, sipas mendimit të tij, unë e meritoja ‘Topin e Artë’ 2020. Thjesht doja të shprehesha se sigurisht që isha shumë i lumtur kur dëgjon fjalët e Messit”.

 

“Unë e respektoj dhe e vlerësoj jashtë mase Lionel Messin dhe e përgëzoj edhe një herë për fitimin e Topit të Artë 2021”, ka thënë Lewa për Kicker./Telegrafi/

Exit mobile version