Telegrafi

Lewandowski shpallet Lojtari Evropian i Vitit

(Foto: uefa.com)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, është shpallur Lojtari Evropian i Vitit për sezonin 2020/2021 në ceremoninë e UEFA-s të zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës.

Krahas shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri, organizata e madhe e futbollit evropian i ka ndarë edhe çmimet individuale.

Bavarazet e fituan tripletën në edicionin që lamë pas – Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa sulmuesi polak ishte ndër më meritorët.

(Foto: uefa.com)

Në moshën 32 vjeçare, Lewandowski pati një prej sezoneve më produktive në karrierën e tij. Në 47 ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi 55 gola.

Në fillim të sezonit të ri, sulmuesi dhe skuadra e tij e fituan edhe Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Gjermanisë dhe në këtë mënyrë.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ishin konkurrentët e Lewas.

Sulmuesja e Chelseat, Pernille Harder, e ka fituar çmimin e lojtares më të mirë të vitit në kategorinë e femrave. /Telegrafi/