Telegrafi

Lewandowski reagon pas zërave për një transferim në Serie A

Robert Lewandowski pranon të jetë tifoz i futbollit italian, por sulmuesi i Bayern Munich ka sugjeruar që asnjë lëvizje në Serie A nuk do të bëhet së shpejti.

Sulmuesi polak ka parë shumë spekulime para fillimit të afatin kalimtar të verës, me raportimin se 32-vjeçari mund të jetë i hapur për të marrë një sfidë të re.

Sidoqoftë, ai i ka mbyllur ato thashetheme, me lojtarin e lidhur me një kontratë në Allianz Arena deri në vitin 2023 duke pretenduar se nuk kishte ndërmend të largohej nga Gjermania.

Lexo po ashtu Agjenti ua ofron shërbimet e Lewandowskit top klubeve evropiane

I pyetur nga gazeta Tuttosport nëse një transferim në Itali mund ta tërheqë atë, Lewandowski mohoi këtë.

“Kam biseduar me shumë njerëz për futbollin italian, ata më thanë gjëra të ndryshme në lidhje me kampionatin tuaj”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

Lexo po ashtu Lewandowski më në fund flet për dështimin e transferimit të tij në Blackburn në vitin 2010

“Unë i njoh mirë disa skuadra sepse u përballa me ta në Ligën e Kampionëve”.

“Megjithatë, e vërteta është se përveç që kam një kontratë me Bayern, unë ndihem mirë në këtë klub”, përfundoi sulmuesi polak. /Telegrafi/