Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka shënuar golin e 500-të në karrierë duke u bërë vetëm lojtari i katërt aktiv që ka arritur këtë statistikë historike.
Kampioni i Bundesligas fitoi me rezultat 4-0 si mysafir i Schalkes në fundjavë, ndërsa polaku ishte njëri nga golashënuesit.
Për më shumë, ky ishte goli i 500-të në karrierë për Lewandowskin, i cili tashmë është në një listë me Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Zlatan Ibrahimovic, të cilët janë të vetmit futbollistë aktivë që e kanë prekur këtë shifër.
Njëherësh, 32-vjeçari, i cili është pjesë e Bayernit qe shtatë sezone (nga viti 2014), ka shënuar plot 272 gola për bavarezët.
Statistikë mbresëlënëse ai kishte pasur edhe gjatë katër sezoneve te Borussia Dortmundi, ku kishte shënuar 103 gola në 187 paraqitje. /Telegrafi/