Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski mund të përfundojë te Manchester City në afatin e verën e ardhshme.
Sulmuesi polak është nën kontratë me gjermanët Bayern Munich deri në verën e vitit 2023.
Por, Lewandowski thuhet se disa herë ka kërkuar një sfidë më shumë në moshën 33-vjeçare.
Liga Premier është cilësuar si destinacioni i ardhshëm i polakut dhe tashmë është bërë i ditur klubi ku mund të transferohet.
Robert Lewandowski’s agent, Pini Zahavi, views #ManCity as a ‘possible buyer’ for the Bayern Munich player in 2022.
[@BILD_Sport via @Sport_Witness] pic.twitter.com/Z9DQrSpz1X
— City Chief (@City_Chief) October 14, 2021
Sipas gazetës gjermane Bild, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi e konsideron Cityn si një “destinacion të mundshëm” për klientin e tij.
Transferimi i polakut thuhet se mund të përfundojë në verën e vitit 2022. /Telegrafi/