Site icon Telegrafi

Lewandowski i kërkon Barcelonës dy transferime – flet edhe për Ancelottin para El Clasicos

Para El Clasicos të së dielës, Robert Lewandowski ka folur për sezonin e tij të parë në Barcelonë dhe të ardhmen e klubit katalanas.

Ai shpjegoi pse vendosi të largohej nga Bayern Munich dhe të transferohej në Camp Nou.

“Kam parë potencialin në skuadër, edhe në dy vitet e fundit kur Barcelona kishte probleme të mëdha”, deklaroi sulmuesi polak në një intervistë për ESPN.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në një ndeshje të vetme në Ligën e Kampionëve

“E pashë sfidën për klubin, e pashë sfidën për mua. Dua të jem pjesë e këtij klubi sepse e di se sa i madh është ky klub, çfarë mund të arrijmë së bashku dhe po përpiqem të gjej diçka të re në jetën time”.

“Ka një ekip të mirë, ndoshta një ose dy ndryshime do ta bënin këtë ekip jo perfekt, por më konkurrues”.

“Ndonjëherë flasim për gjëra të vogla, nëse e ndryshoni këtë, do të jetë edhe më spektakolare. Duhet të jeni të përqendruar që së pari të ndërtoni një mbrojtje shumë të fortë. Ndoshta hapi tjetër do të jetë të shënoni më shumë gola”.

Lexo po ashtu Lewandowski i bërtiti në dhomën e zhveshjes shokut të skuadrës pas eliminimit nga Liga e Evropës

“Shembulli i përsosur është ndeshja kundër Interit në Camp Nou. Nëse shënon tre gola në Camp Nou në Ligën e Kampionëve në shtëpi, nuk mund të pësosh gjithashtu tre gola”, potencoi polaku.

Ai vazhdoi të shpjegojë se si mendon se futbolli po evoluon dhe se si Barcelona përshtatet në lojën moderne.

“Futbolli po ndryshon gjatë gjithë kohës”, shtoi ai. “Nëse 10 vjet më parë ishte tiki-taka, tani futbolli është më fizik. Të gjithë e dinë si të përgatiten për lojën taktikisht ndryshe, si të lëvizin, si të ndryshojnë sistemin gjatë lojërave”.

Lexo po ashtu Dy golat e ardhshëm të Lewandowskit do t'i kushtojnë ‘shtrenjtë’ Barcelonës

Qendërsulmuesi foli edhe për përballjen e kësaj të diele me Real Madridin dhe takimin me ish-trajnerin Carlo Ancelotti.

“Real Madrid ka shumë lojtarë të mirë dhe të mrekullueshëm”, vazhdoi ai. “Ata tashmë kanë arritur gjithçka, e shihni vetëbesimin me të cilin po luajnë”.

“Kam punuar me Ancelottin dhe ai më dha vetëbesim të jashtëzakonshëm. Ai është njeri i mrekullueshëm. Ai është njeri që kujdeset për ju”.

“Për të, është më e rëndësishme të jesh djalë i mirë sesa të flasësh shumë për taktikat”, ka shtuar më tej Lewandowski. /Telegrafi/

Exit mobile version