Robert Lewandowski është lodhur nga fjalët që e lidhin me Real Madridin, duke shtuar se nuk i interesojnë thashethemet.
Ditë më parë në mediat spanjoll qarkullonte një lajm ku lojtari i ishte ofruar Real Madridit përmes menaxherit të tij.
Lewandowski edhe një herë ka thënë se nuk do të merret me thashethemet e medieve.
“E di këtë situatë shumë mirë. Dëgjoj spekulime çdo ditë”.
“Thashethemet nuk më interesojnë mua dhe nuk kam, asgjë më shumë për të shtuar”.
“Nuk e kam asnjë ide se nga ka ardhur ideja e këtij shkrimi”.
“Nuk e di që ata [agjenti Cezary Kucharski dhe Real Madrid] kanë biseduar. Mendoj që është një pikë tjetër e spekulimeve”.
Lewandowski edhe në janar kishte hedhur poshtë spekulimet që e largojnë atë nga Bayern Munich drejt Los Blancos. /Telegrafi/