Robert Lewandowski ka thënë se është i përqendruar në ndeshjen çerekfinale të Bayern Munichut ndaj Barcelonës dhe jo në rekordin e golave të Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve.
Ylli polak përmirësoi sezonin e tij të golave duke e quar në 53 shifrën në të gjitha garat, pasi ai shënoi dy herë dhe asistoi tjerë në fitore 4-1 në Allianz Arena ndaj Chelseat, duke ia siguruar kualifikimin në çerekfinale ekipit bavarez.
Lewandowski tani ka 13 gola në shtatë paraqitjet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, katër më pak se rekordi i golave të Cristiano Ronaldos për një sezon të vetëm, rekord i arritur në sezonin 2013-14.
Por, sulmuesi 31-vjeçar këmbëngul që ai është më i interesuar të ndihmojë ekipin e tij të kalojë në gjysmëfinale të premten në Lisbonë, ku Bayerni ndeshet me Barcelonën, e cila eliminoi Napolin me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Robert Lewandowski is the top goalscorer in this season's Champions League—and joint-top for assists.
Get you a striker who can do both 🤯 pic.twitter.com/Aa5kmebf8S
— B/R Football (@brfootball) August 9, 2020
“Nuk është një synim për mua”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Sky Germany kur u pyet për rekordin e Ronaldos.
“Ne kemi një lojë tjetër me eliminim direkt në ardhje dhe duhet të luajmë vërtet mirë si një ekip. Gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë dhe të arrijmë në raundin tjetër”.
“Ne duhet të tregojmë si skuadër që jemi më e mirë se Barcelona në mënyrë që të arrijmë në gjysmëfinale”.
“Barcelona është gjithmonë e rrezikshme dhe luan një futboll të shkëlqyeshëm. Ne duhet të jemi gati që nga minuta e parë dhe të tregojmë cilësinë tonë. Ekipi më i mirë do të luajë në raundin tjetër”, përfundoi polaku. /Telegrafi/