Telegrafi

Lewandowski i hapur për një kalim te Liverpooli

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski raportohet se është duke menduar kalimin te Liverpooli, por vetëm nëse klubi anglez rikthehet në Ligën e Kampionëve.

27-vjeçari besohet se është duke shqyrtuar të ardhmen e tij në Allianz Arena, ndërsa për të ka shprehur interesim edhe Real Madridi.

Daily Mail raporton se Lewa ka folur me Bayernin për vazhdimin e kontratës, por është shprehur i hapur që të dëgjojë ofertat nga Premier Liga.

Polaku do të dëshironte kalimin në Bernabeu, por mund të vazhdojë kontratën me Bayernin nëse nuk pranon ofertë konkrete nga klubet angleze.

Lewandowskit i pëlqen bashkimi me ish-trajnerin e tij Jurgen Klopp te Liverpooli, por një kalim i tillë do të realizohej nëse “Të kuqtë” do të merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve.