Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka theksuar edhe një herë dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich, ndërsa Barcelona vazhdon të tregojë interesim për të.
Lewandowski beson se transferimi i tij i mundshëm mund të jetë i dobishëm për të dhe klubin bavarez.
“Unë kam ende një vit kontratë me Bayernin, kështu që i kërkova klubit të lejojë transferimin. Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë në situatën aktuale, veçanërisht pasi klubi mund të marrë para nga transferimi”.
“Nuk dua të detyroj ndonjë gjë, nuk ka të bëjë me këtë, ka të bëjë me “Duhet të ‘ftohemi’, dua të flasim me qetësi, jo përmes mediave. Shpresoj që tifozët ta kuptojnë një ditë”, ka thënë Lewandowski për Bild.
Të dyja palët i kanë dërguar mesazhe njëra-tjetrës përmes mediave javët e fundit.
Lewandowski nuk heq dorë nga synimi i tij për t’u larguar këtë verë dhe Bayern nuk dëshiron ta lërë të shkojë.
Barcelona are preparing their new official bid for Robert Lewandowski. Laporta's great relationship with his agent Zahavi helped to wait and keep valid verbal agreement on personal terms 🚨🇵🇱 #FCB
Lewandowski's priority has always been Barça, despite Chelsea and PSG approaches. pic.twitter.com/VxbVgJZp3D
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 17, 2022
Megjithatë, tensionet u zbutën pasi Lewandowski u takua me drejtorin sportiv të klubit bavarez Hasan Salihamidzic disa ditë më parë. /Telegrafi/