Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka inkurajuar ekipin e tij për të transferuar anësorin sulmues të Manchester Cityt, Leroy Sane.
Sane është lidhur me një lëvizje në Bayern pas një gjysme të dytë të sezonit zhgënjyes me Cityn, ku gjermani ka filluar vetëm nëntë ndeshje në vitit 2019.
Situata e tij ka bërë që ylli gjerman të mendoj largimin nga Etihad, ndërsa një largim të tij nuk po e ndalon as klubi anglez.
Skuadra më e interesuar është ajo gjermane Bayern dhe ylli i tyre Lewandowski është përkujdesur ta inkurajoj ekipin e tij për ta transferuar Sanen.
“Ky është një lojtar super me cilësi të mëdha dhe potencial të madh”.
“E kam parë shumë herë se sa i mirë është ai. Është një lojtar i cili menjëherë mund të dërgoj më lartë, që përmirëson ekipin”, ka thënë polaku. /Telegrafi/