Telegrafi

Lewandowski dhuron një milion euro për luftën kundër coronavirusit

Robert Lewandowski (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe bashkëshortja e tij, Anna, kanë kontribuuar me një milionë euro për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë. Sot do të luajmë në një skuadër. Të bëhemi të fortë në këtë luftë. Nëse mund t’i ndihmojmë dikujt, le ta bëjmë”.

“Kjo situatë na prek të gjithëve, prandaj kërkojmë që t’i ndiqni instruksionet dhe t’i dëgjoni ata që dinë më mirë. Të jemi të përgjegjshëm”, ka thënë Lewandowski për Bild.

Bashkëlojtarët e tij, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, po ashtu kanë themeluar fondin e quajtur ‘We Kick Corona’ dhe së bashku kanë kanë kontribuuar me një milion euro. Një shumë të konsiderueshme parash e ka bërë edhe anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane.

Ndërsa deri më tani, në total, fondacioni ‘We Kick Corona’ ka grumbulluar 2.5 milionë euro. /Telegrafi/