Telegrafi

Lewandowski i bërtiti në dhomën e zhveshjes shokut të skuadrës pas eliminimit nga Liga e Evropës

Manchester United mposhti Barcelonën me rezultat 2-1 dhe kaloi në mesin e 16-të më të mirave të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Barcelona kaloi në epërsi me golin e Robert Lewandowskit në minutën e 18-të nga penalltia, por në pjesën e dytë pasoi një kthesë.

Fred shënoi në minutën e 47-të dhe Antony në minutën e 73-të për fitoren e Djajve të Kuq.

Lexo po ashtu Casemiro ka mësuar nga gabimet – nuk reagoi fare në tollovinë e madhe që u krijua ndaj Barcelonës

Rënia në fazat e hershme të Ligës së Evropës ishte zhgënjyese për tifozët dhe lojtarët e Barcelonës dhe, siç shkruan As, më dhunshëm ka reaguar Robert Lewandowski.

Qendërsulmuesi me përvojë thuhet se ishte i zemëruar me shokun e tij të skuadrës, 20-vjeçarin Ansu Fati pas ndeshjes.

Në fund të ndeshjes Fati goditi topin pas një harkimi, i cili ishte menduar për Lewandowskin, për të cilin polaku bërtiti në fushë dhe në dhomën e zhveshjes, sipas mediumit spanjoll.

Barcelona mbetet në garë në Spanjë, ndërsa Manchester United do të luajë me Real Betisin./Telegrafi/