Manchester United mposhti Barcelonën me rezultat 2-1 dhe kaloi në mesin e 16-të më të mirave të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Barcelona kaloi në epërsi me golin e Robert Lewandowskit në minutën e 18-të nga penalltia, por në pjesën e dytë pasoi një kthesë.
Fred shënoi në minutën e 47-të dhe Antony në minutën e 73-të për fitoren e Djajve të Kuq.
Rënia në fazat e hershme të Ligës së Evropës ishte zhgënjyese për tifozët dhe lojtarët e Barcelonës dhe, siç shkruan As, më dhunshëm ka reaguar Robert Lewandowski.
Qendërsulmuesi me përvojë thuhet se ishte i zemëruar me shokun e tij të skuadrës, 20-vjeçarin Ansu Fati pas ndeshjes.
El codazo que le pega Lewandowski a Ansu Fati por robarle el remate.https://t.co/U4JzKpqCpl
— LaVozGalactica (@Lavozgalactica) February 24, 2023
Në fund të ndeshjes Fati goditi topin pas një harkimi, i cili ishte menduar për Lewandowskin, për të cilin polaku bërtiti në fushë dhe në dhomën e zhveshjes, sipas mediumit spanjoll.
Barcelona mbetet në garë në Spanjë, ndërsa Manchester United do të luajë me Real Betisin./Telegrafi/