Polonia e Robert Lewandowskit ishte skuadra e parë që u eliminua nga Euro 2024.
Lëndimi i sulmuesit të Barcelonës në ngrohjen për turneun nuk e ndihmoi atë pasi kapiteni humbi ndeshjet e para në kompeticion.
Polonia humbi të dyja ndeshjet dhe kështu edhe u shuan shanset e tyre për kalim tutje.
Por, përpara se të largohej nga Euro, Lewandowski shënoi në ndeshjen kundër Francës për të barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos për të shënuar në katër turne radhazi në Evropiane.
Lewandowski ka shënuar të paktën një gol në Euro 2012, 2016, 2020 dhe 2024. /Telegrafi/