Policia në Krujë ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili lëvizte i armatosur.
Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Shqiponja” është arrestuar K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje. /Telegrafi/