Telegrafi

Lëvizte me armë nëpër Tiranë, forcat “Shqiponja” arrestojnë 39-vjeçarin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili lëvizste nëpër Tiranë me armë.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi J. M, i cili u arrestua gjatë aksionit “Ekol” nga forcat “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit në çantën e 39-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë. /Telegrafi/