Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizte i armatosur në Libofshë të Fierit.
Sipas policisë, ai mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje.
Ai sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë ka hedhur armën e zjarrit në një kanal dhe ka tentuar të largohet. /Telegrafi/