Modeli M2 nga BMW ka bërë lëvizjet e njohura si rrëshqitje nëpër pistën e garave, pasi i janë bërë disa modifikime.
Veturës sportive i është vënë motori V8 nga Chevrolet që ka 820 kuajfuqi, duke i dhënë forcë që të ngrejë shpejtësinë në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
Hapet panairi i automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow” (Foto-Video)
Pos kësaj, disa pjesë të jashtme i janë zëvendësuar me panele nga materiali i quajtur kevlar, që ka peshë të ulët dhe i krijohen me lehtësi linjat që i shtojnë aerodinamikën.
Filmimi i postuar më poshtë, e tregon këtë M2 teksa nxjerrë tym nga gomat, të cilat po ashtu i janë zëvendësuar me ato që shfrytëzohen nga makinat e garave. /Telegrafi/