Ajo është njëra nga rap-artistet shqiptare që pëlqehet shumë nga publiku.
Fjala është për Melinda Ademin, e cila po vazhdon të jetë e kërkuar në mbrëmje e koncerte.
Bukuroshja së fundmi ka qenë e pranishme në një mbrëmje në Shqipëri, ku edhe ka marrë vëmendje me paraqitjen.
Ajo shfaqet me një kostum të zi, me prerje të tejdukshme dhe një palë çizme të ngjashme.
Zeshkania veç tjerash bëri një performancë të zjarrtë përpara një publiku.
Tërhoqi po ashtu audiencën me lëvizjet atraktive, varësisht nga këngët që performoi.
Melinda po vazhdon të jetë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/